Vdes futbollisti 14-vjeçar i Atletico Madridit

95

Ka vdekur një futbollist i ri i klubit të madh spanjoll, Atletico Madrid. Klubi spanjoll ka njoftuar të shtunën për vdekjen e 14-vjeçarit, Christian Minchola.

“Ne bashkohemi në pikëllimin e familjes së tij, shokëve të skuadrës dhe miqve. Le të prehet në paqe”, shkruan në njoftimin e Atletico Madridit.

Minchola është vlerësuar prej lojtarëve më të talentuar në Akademinë e Atleticos. Ai ka shënuar mbi 50 gola për ekipet e reja.

Presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo, ka shprehur ngushëllime për familjen e lojtarit të ri. “Jemi të shokuar nga lajmi tragjik për vdekjen e lojtarit tonë dhe shprehim ngushëllime të thella. Atletico Madridi do të jetë pranë familjes dhe shokëve të Christianit në këtë moment të vështirë”, ka shkruar Cerezo.

Minchola i ishte bashkuar Atleticos në vitin 2013. Ai ishte në edicionin e gjashtë në klub.

Comments are closed.