Ka ndërruar jetë në moshë shumë të re, këshilltarja bashkiake e PD-së Kamëz, Enrisa Poleshi. Ajo ishte perfaqësuesja e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak Kamëz, në mandatin 2015-2019. Ende nuk bëhen me dije shkaku i vdekjes së këshilltares bashkiake. Në nderim të figurës së Enrisa Poleshit, kryebashkiaku Mziu i shoqëruar nga anëtarë të Këshillit Bashkiak Kamëz si dhe të njohur dhe familjarë të saj, vendosi kurora me lule në banesën e fundit ku u preh trupi I Enrisa Poleshit.