Kuvajt, 29 shtator – Sot në moshën 91-vjeçare vdiq emiri i Kuvajtit, sheik Sabah i IV-të.
Sheik Sabah mori detyrën në vitin 2006, pasi kishte shërbyer më parë si kryeministër deri në vitin 2003.
Ai do të zëvendësohet nga princi sheik Navaf al Ahmed al Sabah.
Sheik Sabah ishte djali i katërt i Ahmed al Xhabir al Sabah, i cili drejtoi Kuvajtin nga viti 1921 deri në vitin 1950.