John Glenn, astronauti amerikan dhe senatori i cili bëri histori si amerikani i parë ne orbitën e tokës dhe personi më i vjetër në hapësirë, vdiq të enjten në moshën 95 vjeçare. NASA publikoi në Twitter menjëherë lajmërimin për humbjen e Sen. Ai ka vdekur në spitalin e Ohio në të cilin ka qëndruar 1 javë. “Me vdekjen e John, kombi ynë ka humbur një ikon dhe Michelle dhe unë kemi humbur një shokë. John ka kaluar jetën e tij duke thyer barriera, duke mbrojtur lirin tonë si luftëtar pilot i Trupave të Marinës në Luftën e Dytë Botërore si dhe duke vendosur rekord në moshën 77 vjeçare si njeriu më i vjetër që preku yjet” tha Presidenti Obama në një deklaratë. Ndërsa Presidenti i zgjedhur, Donald Trump ka shkruar në Twitter, “Sot ne humbëm një pioner të madh të ajrit dhe hapsirës, John Glenn. Ai ka qenë një hero dhe inspirim i gjeneratës dhe eksploruesve të së ardhmes. Ai do të na mungoj”.