Honor Blackman ka vdekur në moshën 94-vjeçare. Honor Blackman, aktorja britanike që luajti Pussy Galore në filmin James Bond Goldfinger, ka vdekur në moshën 94 vjeç, shkruan lajmi.net.
Në një deklaratë, familja e saj tha se ajo vdiq paqësisht prej shkaqeve natyrore në shtëpinë e saj Lewes, East Sussex.
Blackman ishte gjithashtu e njohur për interpretimin e Cathy Gale në serialin televiziv të viteve 1960 The Avengers përballë Patrick Macnee.
Deklarata e lëshuar nga familja e Blackman thoshte: “Duke qenë një nënë dhe gjyshe e adhuruar shumë, Honor ishte një aktore me një talent të jashtëzakonshëm”.
“Me një kombinim të jashtëzakonshëm të bukurisë, mençurisë dhe aftësisë fizike, së bashku me zërin e saj unik dhe një etikë të përkushtuar në punë, ajo arriti të krijoj një figurë të veçantë në botën e filmit dhe argëtimit”.
“Me përkushtim absolut për zanatin e saj dhe profesionalizmin e plotë në të gjitha përpjekjet e saj, ajo kontribuoi në disa nga filmat e mrekullueshëm dhe prodhimet teatrore të kohës sonë.
“Ne ju kërkojmë që të respektoni privatësinë e familjes sonë në këtë kohë të vështirë” shkruante në deklaratën e familjes .