Vdes aktorja e madhe, Leze Qena

494

Mëngjesin e sotëm ka vdekur aktorja e njohur Leze Qena.

Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi në QKUK, Shpend Fazliu.

“Ju konfirmojmë se nga data 6 mars ajo ka qenë në mjekimin intensiv dhe përkundër kujdesit maksimal nga stafi, ajo ka vdekur në ora 9.50, në mjekimin intensiv qendror”, tha ai.

Qena vdiq në moshën 85 vjeçare.

Ajo ishte e njohur me role të shumta në teatër, televizion e film.

Comments are closed.