Fituesi i çmimit Emmy, aktori Bill Paxton ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare si pasojë e një komplikimi nga operacioni. “Me zemër të thyer ndajmë lajmin se Bill Paxton ka ndërruar jetë si rezultat i një komplikimi nga operacioni”, informon përfaqësuesi i familjes së tij. Ai ka qenë një aktor i shkëlqyer i cili për katër dekada ka dhënë kontributin e tij në fushën e filmit. Ai ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë.