Koreja e Jugut po heton shtatë raste të vdekjes pasi pranuan dozat e vaksinës kundër COVID-19.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, autoritetet shëndetësore do të kërkojnë të konstatojnë një lidhje të mundshme të shkakut të vdekjes me vaksinimin.

Tre persona të tjerë, që morën dozën e vaksinës AstraZeneca, vdiqën në vend gjatë ditës së kaluar.

Advertisements

Sipas të dhënave nga Agjencia e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve e Koresë së Jugut, nga java e kaluar kur vendi filloi fushatën masive të vaksinimit janë vaksinuar mbi 225.800 persona.

Deri më tani janë raportuar gjithsej 1.578 raste të efekteve anësore, me një shumicë dërrmuese, respektivisht 1.558, të cilët janë me simptoma të lehta.

Pas imunizimit janë raportuar gjashtë raste të tjera të dyshuara të reaksionit anafilaktoid, i cili ka simptoma të ngjashme me anafilaksinë, një reaksion serioz alergjik, duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 13“, thuhet në raportin e agjencisë Yonhap.

Së fundmi, Koreja e Jugut raportoi 398 raste të reja me koronavirusit, duke e çuar në 91.638 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus.

Lëvizjet e njerëzve po rriten pas festave të Vitit të Ri Hënor. Ne po regjistrojmë ngecje në rastet e reja të virusit, por nuk mund të përjashtojmë mundësinë që infeksionet të rriten përsëri”, tha Yoon Tae-ho, një zyrtar i lartë i shëndetit.