Ajo festë në momentin e fitimit të penalltisë nga ana e Patrik Kutrones poshtë tribunës së ultrasve të Fiorentinës nuk u ka pëlqyer aspak ish-mbështetësve të tij kuqezinj, të cilët kanë qenë thjesht të pamëshirshëm me mesazhet dërguar ish-bomberit kuqezi, pas barazimit në “Artemio Franki”.
Më saktë, ishin mallkime, të cilat lojtari që vendosi të rikthehet në Serinë A, pas eksperiencës 5-mujore tek Uolverhemptoni, nuk ngurroi që t’i bëjë publike ato fraza vërtet të ashpra dhe të patolerueshme:
“Të urojmë Koronavirusin ty dhe familjes sate. I fëlliqur”, ishte një nga mesazhet, ndërsa doza ka qenë edhe më e lartë sesa kaq në një tjetër, ku përmendet ish-kapiteni i Fiorentinë: “Astori vdiq keq. Por shpresojmë që ti ta ndjekësh sa më shpejt, bastard famëkeq”. Ndërkohë, përgjigjja e këtyre postimeve nga ana e Patrik Kutrones ishte shumë normale: “Komplimente të gjithëve ju. Me sa duket, e keqja nuk njihka limite. Jam thjesht pa fjalë”, shprehet sulmuesi.