– Xhon Uintrop, prezantoi për herë të parë pirunin në tryezë, gjatë një darke amerikane në 25 qershor 1630.
– Udhëheqësi bolshevik rus Lenini, vdiq në 21 janar të vitit 1924. Ai vuante nga një çrregullim degjenerativ i trurit. Në momentin e vdekjes, truri i tij ishte sa një e katërta e madhësisë normale.
– Nëna e ish-kryeministrit legjendar britanik Uinston Çërçill, ishte me prejardhje nga Indianët e Kuq.
– Gjatë shekullit XVII-të, Sulltani i Turqisë urdhëroi që të gjitha gratë e haremit të tij të mbyten, dhe të ndërtohej një harem i ri.
– Kryeministri liberal britanik, Uilliam Gladstoun, u lind në 29 dhjetor 1809. Me sa duket, si pasojë e impulseve të forta puritane, ai mbante një koleksion kamxhikësh në bodrumin e tij, me të cilët e ndëshkonte veten rregullisht.
– Shën Nikola, Ati origjinal i Krishtlindjeve, është Shenjti mbrojtës i hajdutëve, virgjëreshave dhe komunistëve në Rusi.
– Katërmbëdhjetë milionë njerëz u vranë në Luftën e Parë Botërore, njëzet milionë vdiqën në epideminë e gripit në vitin që pasoi.
– Në shekullin XVII-të një banor i Bostonit u dënua me dy orë punë publike, për sjellje të pahijshme. Krimi i tij, ishte puthja e gruas në një vend publik një ditë të diele.
– Gjatë Kryqëzatave në Mesjetë, transportimi i trupave jashtë betejës për t’i varrosur, ishte një problem i madh. Ai u zgjidh duke përdorur një kazan të madh në ‘Luftërat e Shenjta’, duke zier trupat e viktimave dhe marrë me vete vetëm kockat.
– Në Romën e lashtë urina përdorej për të larë rrobat.