Fabiano Antoniani, i njohur si DJ Fabo, i cili ishte i verbër dhe tetraplegjik, pas një aksidenti me makinë tre vjet më parë, ka vdekur dje në mëngjes në Zvicër, pas kryerjes së eutanasias “vdekje e lehtë”. “Fabo vdiq në 11:40, jashtë vendit të tij Italisë, pasi ajo nuk e njeh eutanasias, apo njohur ndryshe si “vdekja e ëmbël” apo e “drejta për të vdekur”, shkruan Marco Cappato në profilin e tij në Facebook. Më tej Cappato vazhdon të japë më shumë detaje nga momentet e fundit të jetës së Fabos. “Duhej të shtypej butoni për të aktivizuar helmin vdekjeprurës, por Fabo ishte mjaft i shqetësuar, kishte frikë, ai nuk e shihte butonin duke qenë se ishte i verbër, por mes gjithë kësaj arrinte të bënte edhe shaka”. Para se të ndërmerrte këtë akt, Fabo la edhe një postim të tijin të fundit në Twitter në të cilin falënderonte personin i cili siç e quan ai e shpëtoi nga ky ferr në të cilin po jetonte. “Më në fund mbërrita në Zvicër, por për fat të keq këtë e bëra me forcat e mia dhe jo me ndihmën e shtetit tim. Doja të falenderoja një person i cili më ndihmoi për të më hequr nga ky ferr i dhimbjes. Ky person quhet Marco Cappato e falënderoj atë deri në vdekje. Faleminderit Mark. Thanks a lot”, shkruan Fabo. Ky është mesazhi që dj Fabo, bëri kur mbërriti në Zvicër për të kryer vetëvrasje të asistuar, pasi eutanasia ende nuk është e njohur si praktikë në Itali. “Faleminderit ty Fabo”, është përgjigja e Marco Cappatos në faqen e tij twitter, ku është publikuar një video e Fabos.