Vdekja e frenit të dorës

Freni i dorës është duke u bërë ‘specie në zhdukje’ në tregun e veturave të reja, me rreth 70 për qind të modeleve të tanishme që kanë vetëm frenin elektrik të parkimin pa opsion manual, ka zbuluar një hulumtim i ri. Disa prodhues të veturave, si Mercedesi, Porsche, Jaguari, Land Roveri e Lexusi kanë hequr krejtësisht frenin e dorës nga të gjitha modelet e tyre, që do të thotë se ose është elektronik ose nuk ka fare në veturat e tyre të reja.

Trendi për të zëvendësuar frenin manual të dorës në vetura me atë elektrik është gjithnjë e në rritje. Në 2018-ën 37% e veturave kishin fren të dorës manual e tani vetëm 30% e tyre kanë. Dacia e Suzuki janë disa prej prodhuesve të veturave që vazhdojnë të ofrojnë frenin e dorës manual me të gjitha modelet e tyre, por 7 nga 10 veturat e reja vijnë standard me fren elektronik.

Redaktori i uebfaqes automobilistike Cargurus Chris Knapman, i cili e ka bërë këtë hulumtim, ka thënë: “Fillimisht u prezantua në BMW seria 7 në prodhim serik në 2001-ën dhe që atëherë përdorimi i frenit elektronik ka vazhduar të rritet në mas të madhe, ashtu siç shihet në hulumtimin tonë. Ky sistem mund të ketë mungesën e ndjesisë që të jep ai manual gjatë frenimit, që disa drejtues e vlerësojnë shumë, por ato sjellin disa përfitime sa i përket lehtësisë së parkimit e sigurisë”.