Shkup, 10 prill -Në tre muajt e parë të këtij viti në Klinikën për gjinekologji kanë lindur gjithsej 1.155 foshnja. Prej tyre 144 kanë lindur parakohe dhe të trajtuar në repartin për kujdes intensiv, por 35 kanë vdekur, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë dhe paralajmëroi se masa të reja pas përfundimit të analizave të cilat janë në vijim për përmirësimin e epilogut nga shtatzënia dhe shëndeti i fëmijëve.
Ministria thekson se foshnjat e vdekura në periudhën nga janari deri në fund të marsit të vitit 2018, bëjnë pjesë në kategorinë e foshnjave të lindura para kohe, ndërsa në vazhdim prezantoi edhe rrëfim detajor tabelar me moshën dhe me gjendjen shëndetësore të foshnjave gjatë lindjes. Sipas tabelës, 24 foshnja kanë lindur nga data 22 deri në 36 javë të shtatzënisë me përqindje të vogël për mundësi për mbijetesë, ndërsa 27 prej tyre me organe të pazhvilluara dhe peshë të ulët të lindjes, një pjesë kanë qenë me infeksione të marra nga nëna, ndërsa një me pengesë së parregulluar mjekësore.
Njëherit, theksojmë se IPSH Klinika universitare për gjinekologji dhe obstetrikë është vendi i lindjes më i madh në vend dhe në Klinikë pranohen rastet më të komplikuara, më të rënda, ndërsa kryhen edhe të gjitha lindjet e parakohshme.