Kryeministri, Zoran Zaev shprehu keqardhje për rastin tragjik në Gostivar, ku një vajzë 17 vjeçare u mbyt në Vardar duke ikur nga një qen endacak. Ai problemin ia adresoi ligjeve, të cilat, siç ai tha, janë shumë të komplikuar dhe duhet të bëhet një rregullore e re e cila do të organizon funksionimin e qendrave të strehimit.
Unë si ish kryetar komune e di që Komuna e Strumicës paguante shuma të larta për kompanitë private të cilat organizonin qendra për strehim të qenve në përputhje me standardet. Ne jemi duke menduar për ndryshimin e legjislacionit në mënyre më fleksibile që do ti respektojë standardet ndërkombëtare, dhe Republika e Maqedonisë do të mund ta realizojë atë. Këto lloje të qendrave në Maqedoni janë shumë të rralla nëpër qytete. Kemi një në Shkup, por ajo është me kushte të dobëta dhe se duhet të përmirësohen. Ne duhet të krijojmë një mënyrë se si të organizohemi, për t`i kapur qentë të cilët vazhdimisht po shtohen në numër. Shteti duhet të kujdeset në atë drejtim. Një prej mënyrave është ndryshimi i legjislacionit, madje duhet të dëgjohen edhe veterinarët më me kujdes dhe të zbatohen këshillat e tyre – tha Zaev.