Futbollisti i Real Mardidit, Lucas Vazquez nuk ka pranuar të transferohet te Atletico Madrid, ka raportuar të hënën gazeta spanjolle “AS”.
Siç raporton gazeta spanjolle, Vaquez është i interesuar të transferohet te Milani gjatë kësaj vere.
29-vjeçari këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka asistuar tetë herë në 34 ndeshje.
Me madrilenët, spanjolli ka kontratë deri në qershor të këtij viti.