Në një ankand publik në Gjenevë u shit një vazo kineze për pesë milionë franga zvicerane (4.31 milionë euro) vlerësimi i të cilit ishte 500 franga (431 euro), lajmëron agjencia Anadolia. Shitja publike të cilën e ka organizuar shtëpia e ankandeve Encheres në Gjenevë u shndërrua në një garë të pabesueshme e dy të dashuruarve në vazot kineze dhe më këmbëngulësi fitoi pasi që për vazo ofroi pesë milionë franga zvicerane, që është 10.000 herë më shumë se çmimi i vazos i vendosur në katalog. Fjala është për vazo të verdhë të lartë 60 centimetra në të cilin janë vizatuar tre dragonj të vegjël. Nuk është vërtetuar saktësisht nga cila periudhë rrjedh vazo, por shumica e ekspertëve pretendojnë se fjala është për enën nga shekulli i kaluar. Organizatorët e ankandit kanë kumtuar se kjo është shuma rekorde që është paguar në shitjet e ankandit në Gjenevë, përveç ankandeve ku shiten orët dhe bizhuteritë shumë të shtrenjta.