Temperaturat jashtëzakonisht të ulëta për këtë periudhë të vitit, të shoqëruara me borë, shi dhe erë të fuqishme që i kapluan ditët e kaluara Kroacinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, sipas parashikimeve të hidrometeorologëve, do të zgjasin edhe në ditët në vijim.
Moti në Kroaci edhe sot do të ejtë mesatar deri kryesisht me vranësira, diku-diku mke shi, ndërsa në Likë dhe Sllavoni janë të mundshme reshje të reja të borës, prëderisa në brigjet e Detit Adriatik pritet stuhi. Bora në prill shkaktoi probleme të shumta në komunikacion, në furnizimin me energji elektrike dhe ujë në mbarë BeH-në, ndërsa dëm më të madh po pësojnë prodhimet bujqësore. Vozitësve u rekomandohet vozitje e kujdessshme dhe posedim i pajisjes dimërore.
Në rajonin e BeH-së edhe nesër pritet mot me vranësira dhe i ftohtë, ndërsa vende-vende edhe reshje të reja të borës. Për shkak të motit të lig në rajonin e Kantonit të Tuzllës sot pa energji elektrike ishin mbi 16.000 amvisëri, mbi 8.000 shfrytëzues në rajonin e Kantonit e Bosnjës së mesme. Furnizmi me rrymë është ndërprerë edhe në kantonin e Zenicës-Dobojit.