Për shkak të një tradite të çuditshme deti në Ishujt Faroe është përgjakur. Kjo për shkak se gjuetarët kanë vrarë qindra mijëra balena të pafajshme. Vit pas viti, balenat janë të detyruara të notojnë në brigjet e ishujve danezë gjatë migrimit të tyre. Vendasit, shumë prej të cilëve janë të veshur me kostume zhytjeje, hidhen në det dhe fillojnë të tërheqin me dhunë gjitarët drejt bregut. Gjuetia është kritikuar nga aktivistët e të drejtave të kafshëve, të cilët thonë se rituali është mizor dhe i panevojshëm. Edhe të mërkurën deti sërish u përgjak, ndërsa duket se kjo traditë e tmerrshme nuk do të ndalet asnjëherë!