Persona të armatosur kanë sulmuar autobusin që transportonte futbollistët dhe zyrtarët e një prej klubeve më të mira të Sudanit Jugor, duke vrarë drejtuesin e mjetit dhe plagosur gjashtë prej pasagjerëve. Konfederata e Futbollit Afrikan deklaron se ekipi i Young Stars po udhëtonte nga kryeqyteti Juba, në drejtim të qytetit të tyre, Torit, kur ndodhi sulmi. KFA bën me dije se mes të plagosurve është edhe vetë presidenti i klubit, ndërkohë që atentatorët ishin të paidentifikuar.
Skuadra e Young Stars po ktheheshin në shtëpi, pas humbjes në finalen e Kupës së Sudanit Jugor. Konfederata thekson se ky sulm i autobusit vjen vetëm pak ditë pas një tjetër skene tmerri, e ndodhur sërish në Sudanin Jugor. Vetëm pak ditë më parë, një person i armatosur hapi zjarr në një bar ku po ndiqej një ndeshje futbolli, duke vrarë plot 11 persona. Sudani Jugor ka qenë në një gjëndje konstante të luftës civile që pasi fitoi pavarësinë nga Sudani, në vitin 2011.
Sipas raportimit të policisë, të paktën 13 persona mbetën të vrarë kur një tifoz i marrosur qëlloi me armë mbi të tjerë tifozë që po ndiqnin një ndeshje në një bar në kryeqytetin e Sudanit Jugor, gjatë fundjavës tw dy javwve mw parw. Zëdhënësi i policisë, Kwacijwok Dominic Amondoc deklaroi se numri i të vdekurve ka arritur në 13, pasi disa viktima të plagosura në ngjarjen e tmerrshme të ndodhur gjatë ndeshjes së të dielës në Premier League, kanë ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda të marra. Amondoc deklaroi se 10 të tjerë janë ende duke u trajtuar në spital. Atentatori, i cili u shfaq i dehur, u nevrikos, pasi iu mohua hyrja falas në bar, kur të tjerët kishin paguar nga $0.50 secili për të parë në televizor ndeshjen Chelsea – Everton.