Tiani djali i Tunës dhe Patrisit sot feston ditëlindjen. Prindërit e tij, i organizuan një festë ku ia festuan ditëlindjen e tij të dytë. Tiani i vogël, mori urime të shumta për ditëlindje.
Patrisi dhe Tuna, publikuan në rrjete sociale fotografi nga festa ku morën like dhe komente të shumta nga familjaret dhe miqtë e tyre, por si reaguan Nora dhe Roberti ndaj atyre imazheve pasi që këta të fundit nuk flasin me Tunën.
Nëse i shohim fotografitë që Tuna ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, shohim se ato nuk i kanë pëlqyer Tuna dhe Roberti, dhe aq më pak të kenë ndonjë urim për nënën e Tianit që djali i feston ditëlindjen e dytë.
Por në fotot që Patrisi i ka publikuar, shohim se ato janë pëlqyer nga Nora dhe Roberti, nga këto ne shikuam se a e ndjekin njeri-tjetrin ata në rrjete sociale por jo, pra raporti mes Tunës, Norës dhe Robertit mbetet i njëjtë, por jo edhe me Patrisin pra sipas fotove të mëposhtme ata kanë komunikim të mirë mes vete.
Por edhe pse nuk kanë kontakt të mirë me Tunën, Nora dhe Roberti, Patrisi Tuna dhe Tiani jetojnë një jetë të lumtur familjare si dhe Tiani dhe vajza e Robertit dhe Norës, Rene shpesh takohet me të dhe kalojnë momente të mira së bashku.