Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes sot ka publikuar listën me 25 emra për ndeshjet e tetorit. “Dardanët” fillimisht më 10 tetor ndeshen me Gjibraltarin, para se të presin Malin e Zi katër ditë më vonë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, raporton Periskopi, përcjellë gazeta Koha.
Lajm i madh për fansat kosovarë ishte rikthimi i Milot Rashicës, Benjamin Kolollit, Lirim Kastratit, Herolind Shalës dhe Arbenit Xhemajlit. Në anën tjetër, Donis Avdijaj po vazhdon të injorohet nga tekniku zvicëran, derisa për arsye taktike është lënë jashtë edhe Mirlind Kryeziu. Arbër Zeneli dhe Hekuran Kryeziu mungojnë për shkak të lëndimit, ndërsa Besar Halimi është i pezulluar.