Shkup, 16 shkurt – Këshilli gjyqësor i refuzoi të gjithë ankesat e mbrojtjes në rastin “Tanku”, në të cilin të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe ish-ndihmës ministri i MPB-së, Gjoko Popovski, për furnizimin e “Mercedesit” luksoz prej 600 mijë eurosh.ë akuzuarit nuk do t’i marrin materialet e përgjuara në audio formë dhe ato në këtë lëndë do të përdoren si dëshmi.
Është refuzuar një ankesë e avokates Sanja Aleksiq, e cila i kontestoi të dy ekspertizat e propozuara nga PSP, ndërsa janë në listën e tyre të dëshmive, me elaborim se ekspertët nuk kanë pasur certifikata valide ose u ka skaduar afati, ndërsa nuk u janë vazhduar.
Bëhet fjalë për ekspertizë ekonomiko-financiare dhe ekspertiza tekniko – qarkulluese për furnizimin e “Mercedesit”.
Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila është një prej të akuzuarve për rastin “Tanku” në seancën e sotme tha se tek ajo si e akuzuar ekziston dyshim për objektivitet në dy ekspertizat e përpunuara për “Mercedesin” e furnizuar.
“As unë si e akuzuar, e as mbrojtësit e mi nuk kishim mundësi që të marrim pjesë me propozime dhe vërejtje të tona në ekspertizën të cilën e ka porositur PSP-ja”, tha Jankullovska.
Avokati i Gruevskit, Dimitar Dangov, kërkoi nga gjykatësja Dobrilla Kacarska nesër të mos mbahet seancë për “Tankun”, që Gruevski të përgatitet për seancën për “Trajektorja”, e cila është caktuar për të mërkurën.
Sipas Dangovit, është jonjerëzore që Gruevski në gjashtë ditë, çdo ditë të paraqitet në gjykime që po zhvillohen kundër tij.
Gjykata pranoi që seancën e ardhshme e caktoi për sot.