Lideri i VRMO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot duhet të ulet para prokurorisë për rastin “Shuplakat”, të cilat ai i porositi në vitin 2013 për kryetarin e Komunës Qendër, Andrej Zhernovskin. Seanca e fundit u shty me pretekstin se dokumentacioni ndodheshe në Gjykatën e Apelit. Të akuzuarit e tjerë në këtë rast janë dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja Daniela Rangellova dhe dhjetëra të tjerë.