Blerim Xhemaili po kalon formën më të mirë të karrierës në Amerikë te skuadra tij e re Montreal Impact. Mesfushori shqiptar që mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës, ka shënuar një super gola dhe ka bërë një super asistim në fitoren 2 me 0 kundër DC United. Në minutën e 21-të të takimit, Xhemaili lëshoi një predhë në drejtim të kundërshtarit, e që rezultoi me gol. Ndërsa vetëm 3 minuta më vonë, shqiptari bëri një super asistim për Duvall, që ia vlen të shikohet disa herë. Shqiptari lëshoi fushën në minutën e 88-të, ndërsa në fund mori çmimin e futbollistit të ndeshjes. Që nga transferimi, Xhemaili ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 4 asistime.