Shkup, 6 nëntor – Hendbollistja shqiptare nga Gostivari, Belma Beba, ishte protagoniste e fitores së skuadrës gjermane HSG Vurm-Mitte me rezultat 35:22 ndaj SV Bergtheim, në ndeshjen e javës së tetë të Bahern Liga. Beba shkëlqeu me lojë dhe ka qenë prej më efikaseve me 7 gola. SV Bergtheim nuk kishte asnjë humbje deri në këtë përballje, kishte shtatë fitore rresht, por kësaj radhe hasi në rivale të fortë dhe u gjunjëzuan. HSG Vurm-Mitte ka pesë fitore e dy humbje, renditet në vend të tretë me 10 pikë, por ka një takim me pak dhe 4 pikë më pak se liderja Daçau dhe dy se Bergtheim që mban pozitën e dytë. Beba është e kënaqur me lojën dhe fitoren e madhe sidomos ndaj një rivaleje që nuk njihte humbje deri me tash.