Policia e Romës vazhdon shembjen e vilave luksoze të ndërtuara nga klani mafioz i njohur për dhunën dhe stilin e tij të frikshëm, pasi Ministri i Brendshëm Matteo Salvini u betua se do të shembte ‘çdo vilë të fundit që u takonte këtyre njerëzve të mallkuar’.
Më shumë se 600 oficerë policie marrin pjesë në aksion, i cili prek banesat e 30 anëtarëve të klanit mafioz Casamonica. Ata kanë qenë prezent në momentet që buldozeri shkatërronte pasurinë e tyre dhe pretendonin se iu ishte bërë një padrejtësi. “Nuk na lanë që të merrnim as gjërat tona personale”, thanë ata. Autoritetet nuk treguan mëshirë pasi buldozerët shembën muret dhe shkatërruan gardhe kopshtesh në rrethin Quadraro të Romës juglindore.
Shembja e vilave luksoze u përshëndet nga Matteo Salvini, i cili tha se nuk do të ndalet. “Dje shembja nisi me dy vila”, tha policia, e cila fillimisht hoqi mobiliet e fundit të shtëpive, të zbukuruara me statuja kafshësh prej ari, llambadar dhe afreske imituese. “Të teta vilat do të rrëzohen. Ne nuk do të ndalemi derisa ta kthejmë këtë territor te qytetarët e Romës, “thanë autoritetet vendase.