Shkup, 16 shtator – Skuadra e FC Shkupi ka pësuar disfatë me 2-1 më derbin e kësaj jave nga nënkampioni aktual Vardari bën të ditur gazeta KOHA. Edhe pse kaluan të parët në epërsi me golin e Sergjos, nikoqirët përmbysën rezultatin me golat Lira dhe Novak.
Fitore të thellë me 6-2 përballë Rabotniçkit ka arritur kampioni aktual Shkëndija. Hat-trik për kuqezinjtë shënoi Besart Ibraimi, ndërsa nga një gol shënuan Mici, Bojku dhe Alimi, ndërsa për “romantikët” golat i shënuan nëpërmjet Petkovskit dhe Stjepanoviqit.
Rezultatet:
Vardari – Shkupi 2:1
Shkëndija – Rabotnicki 6:2
Mak.Gj.P. – Bellasica 0:0
Pobeda – Renova 1:0
A.Pandevi – Sileksi 3:0
Tabela: Rabotniçki 9 pikë, A.Pandevi 9, Shkëndija 8, Vardari 8, Pobeda 6, Sileksi 5, Renova 5, Mak.Gj.P.2, Shkupi 2 dhe Bellasica 1`