Komisioni i Kuvendit për financim dhe buxhet sot në orën 11 duhet ta vazhdojë seancën në të cilën do të debatojë për Propozim-buxhetin për vitin 2018. Kjo seancë filloi të hënën, ndërsa të martën u paralajmërua vazhdimi i saj por pas informacioneve për arrestimet për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, u anulua. Nuk u mbajt as vazhdimi i cili ishte paralajmëruar për dje. Debati i përgjithshëm për propozimin sipas Rregullores zgjat 10 ditë pune. Për propozimin janë parashtruar 279 amendamente.