Shkup, 8 nëntor – Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë gjatë vitit të kaluar. Rasti gjendet në procedurën dëshmuese dhe kryhen video materiale nga kamerat e sigurisë në Kuvend. Në seancat paraprake janë shqyrtuar incizimet nga kamerat e sigurisë në korridorin para zyrës së kryetarit të Kuvendit, korridoret që çojnë deri tek foajesë para sallës për konferenca në Kuvend.
Prokuroria në incizime thekson një numër të madh të të akuzuarve dhe shënohet në procesverbal lëvizja dhe veprimet e tyre në korridore. Këshilli gjyqësor në lëndën “27 prilli” në fillim të javës vendosi ta ndajë procedurën për të akuzuarin Sasho Markovski, i cili për shkak të çrregullimeve shëndetësore është mjekim në SPQ “8 Shtatori”. Procedura e ndarë për Markovskin do të vazhdojë pas një muaji, ndërsa paraprakisht gjykata do të kërkojë mendim për gjendjen e tij shëndetësore.
Për rastin “27 Prilli” të akuzuar janë gjithsej 33 persona, 31 prej të cilëve për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Në bankën e të akuzuarve janë Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukovski, Ljupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska-Bozhimovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mllademovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spaveski, Vllatko Trajkov, Villijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Koljo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.