Shkup, 9 gusht – Ekipet e qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjes Publike “Rrugë dhe rrugica” i vazhdojnë aktivitetet për pastrimin e shtratit të lumit Vardar.
Në pjesën e bulevardit “8 Shtatori” deri te ura “Goce Dellçev”, nga të dyja anët e lumit, këto ditë me makineri kositet vegjetacioni i ulët dhe i lartë, ndërsa mënjanohet edhe llumi i grumbulluar dhe rëra nga shtrati i lumit Vardar.
Autoritetet e qytetit informojnë se po pastrohen edhe gurët e shkëmbinjve si dhe nyjet midis gurëve. Aty ku ka nevojë, nyjet mbyllen me llaç çimentoje.
Pastrimi dhe rregullimi i bregut të lumit Vardar do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, ndërsa në aksion janë përfshirë edhe Ndërmarrjet publike “Higjiena komunale” dhe “Parqe dhe gjelbërime”.