Kanë vazhduar aktivitetet ndërtimore në Vodno, ku do të ndërtohet gazsjellësi që do të kalojë përmes malit. Në rrjetet sociale sot, qarkullojnë video dhe foto të prerjeve të reja të drujve dhe sipërfaqeve të gjelbra. Po bëhet përgatitja e terrenit në kreshtën e quajtur Bell Kamen. OJQ-të vazhdimisht bëjnë thirrje për të ndërruar trasën dhe për të ndryshuar planin. Qeveria u përgjigj me atë se do të bëhet ngushtimi i shtrirjes së terrenit për t’u gërmuar, shkruan Telma, transmeton Koha.mk
Qeveria në seancën e fundit vendosi të vazhdojë ndërtimin e gazsjellësit. Prej aty thonë se për shkak të reagimeve të organizatave të shoqërisë civile u bënë ndryshime në dokumentacionin e projektit. Kjo do të zvogëlojë prekjen e sipërfaqeve me drunj dhe gjerësinë e trasës së gazsjellësit.
Koalicioni O2 reagoi gjithashtu për vazhdimin e ndërtimit të gazsjellësit. Sipas tyre, deklaratat e kryetarit të Shkupit Shilegov se Shkupi do të parandalojnë gazifikimin e Maqedonisë perëndimore në qoftë se gazsjellësi nuk kalon përmes Malit Vodno, janë përpjekje për të fituar pikë politike.
“Vodno është një park-pyll, një zonë e mbrojtur, një trashëgimi e regjistruar, të cilën shteti tani e vetdenigron. Vodno nuk është një vend për ndërtime, çfardo qofshin ato. Vodno nuk është vetëm sipërfaqe me drunj, Vodno është natyrë e rrallë afër qytetit, Vodno është rregullator klimatik, mbrojtës i vërshimeve, siç është Mali i Zi i Shkupit, dhe është filtër kundër grimcave toksike që përshpejtojnë vdekjen. Vodno është Vodno, dhe nuk preket! ”
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, premtoi të shpenzojë 700,000 euro për rinovimin e parkut pyjor pas ndërtimit të gazsjellësit.
Gazsjellësi Shkup-Tetovë-Gostivar është me një gjatësi të përgjithshme prej 86 kilometrash, dhe i gjithë projekti kapë vlerën prej 30 milionë euro.