Shkup, 11 maj – Sipas parashikimit të DPHM-së, nesër do të mbizotëroj mot me diell me vranësira mesatare, ndërsa pasdite reshje të kohëpaskohshme lokale dhe bubullima të rralla. Temperatura maksimale e ditës do të jetë 20 deri 28 gradë.
“Vazhdon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe paraqitje të bubullimave, ndërsa proceset do të jenë me intensitet të ndryshueshëm. Nesër do të ketë shfaqje më të rrallë të shiut të rrëmbyeshëm me bubullima, ndërsa të dielën mot jostabil do të mbizotëroj në më shumë vende”, informojnë nga DPHM.