Vazhdon moti me diell dhe shumë i nxehtë me temperatura mbi 40 gradë

28

Shkup, 31 korrik – Edhe sot vazhdon moti me diell dhe shumë i nxehtë me temperatura mbi 40 gradë. Për shkak të motit të nxehtë, autoritetet kanë aktivizuar fazën portokalli, që do të zgjasë deri më 1 gusht. Ministria e Shëndetësisë rekomandon që qytetarët të mos dalin pa nevojë në periudhë nga ora 11-16.00 të pasdites, te konsumojnë sa më shumë lëngje, të veshin rroba sa më të lehta dhe të kenë kujdes me konsumimin e ushqimit.

Sot temperatura maksimale do të arrijë 42 gradë Celsius, ndërsa vlera e indeksit UV do të jetë 9.

Në Shkup do të ketë mot të ngjashëm, me erë të dobët veriperëndimore. Temperatura minimale do të bjerë në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë në 41 gradë Celsius.