Shkup, 19 nëntor – Me marrjen në pyetje të ekspertëve nga MPB-ja të cilët kanë bërë analiza dhe hetime të materialit të lëndës “Monstra”, sot në Gjykatën Penale Shkup vazhdoi gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012.
Eksperti i parë, i punësuar në Repartin për krim-teknikë pranë MPB-së, tha se për rastin ka bërë analizë të shenjave të gishtërinjve, në automjetin fiat punto”.
“Në analizë më ishin dorëzuar dy hetime, prej të cilave njëra ishte nga pëllëmba e dorës dhe ishte për analizë më të thellë. Pas futjes në sistem nuk është kryer identifikim, tha eksperti.
Potencoi, se me lëndën për analizë, është obliguar më 17 prill të vitit 2012.
Kryetari i Këshillit gjyqësor, gjykatësi Ognen Stavrev, në fillim të seancës konfirmoi se në sallë të pranishëm janë gjithë të akuzuarit përveç Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të cilët janë në arrati në Kosovë.
Eksperti i dytë, ka qenë i punësuar si kryeshef i Repartit për mjekësi ligjore dixhitale pranë MPB-së, dhe ka kryer kontroll dhe analizë në pajisjen e dorëzuar kompjuterike për rastin.
Potencoi se me urdhërin është kërkuar të konfirmohet përmbajtja e komunikimit elektronik dhe failet të cilat janë në lidhje me përgatitjen dhe kryerjen e veprës penale terrorizëm, nga pajisja e marrë kompjuterike e personave Qani Aziri, Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Fejzi Aziri, Imer Demiri, Ismir Asani dhe dymbëdhjetë persona tjerë.
“Nga kompjuteri i Agim Ismailoviq janë gjetur fragmente tekstuale nga komunikimi në internet i realizuar përmes MSN, Skajp dhe Fejsbuk, deklaroi eksperti.
Theksoi se nuk është kryer analizë e përmbajtjes, por që të gjitha pjesët e nxjerra janë të arritshme për analiza detajore, në çka gjykatësi Stavrev, potencoi se do të kërkojë të bëhet analizë detajore e përmbajtjes së atij komunikimi për lidhshmërinë me veprën konkrete.
Rasti “Monstra” në shkurt të këtij viti filloi që nga fillimi dhe ende është në procedurën e dëshmive.
Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, kur ishin vrarë djelmoshat Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandër Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm ishin dënuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar i ndërpreu dënimet dhe rastin e ndërmori PSP-ja.