Shkup, 10 janar – Vazhdon edhe sot me dyer të mbyllura gjykimi në Gjykatën e Shkupit për lëndën “Lagjja e Trimave”. Tri seancat e fundit gjithashtu ishin me dyer të mbyllura, pasi Prokuroria ka vazhduar të prezantojë provat materiale, gjegjësisht bisedat e përgjuara mes pjesëtarëve të grupit të Kumanovës, të realizuara para aksionit të policisë me 9 dhe 10 maj në Kumanovë. Ndryshe, në rastin “Lagjja e Trimave” akuzohen 39 persona për terrorizëm, për ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë.