Shkup, 6 tetor – Kampioni aktual ka vazhduar serinë pa fitore, e treta me radhë. Kuqezinjtë në derbin e Pollogut kundër Renovës luajti baras 2-2. Me këtë barazim kuqezinjtë tani kanë shtatë pikë më pak se Vardari, derisa kjo e fundit me rezultatin bindës 3-0 mundi Akademija Pandevin.
Shkupi nën udhëheqjen e trajnerit të ri Umit Karan luajti baras 1-1 në Çair kundër Rabotniçkit. Bardhekaltërit pas këtij barazimi vazhdojnë të qëndrojnë në pozitën e fundit në renditjen tabelore.
Rezultatet:
Shkupi – Rabotniçki 1:1
Shkëndija – Renova 2:2
Vardari – A.Pandev 3:0
Bellasica – Sileksi 1:1
Mak.Gj.P. – Pobeda 1:0
Tabela: Vardari 23 pikë, Shkëndija 16, A.Pandevi 16, Renova 11, Pobeda 11, Rabotniçki 11, Mak.Gj.P. 10, Bellasica 10, Sileksi 7, Shkupi 6