Ankara, 6 shkurt – Numri i të vdekurve në orteqet që e goditën Turqinë lindore është rritur në 41, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë ta kërkojnë rajonin në kërkim të personave të zhdukur me ndihmën e qenve.
Pesë persona kanë humbur jetën në ortekun të martën në mbrëmje. Pastaj, rreth 300 pjesëtarë të Shërbimit për situata të jashtëzakonshme janë ftuar në dalin në terren, në afërsi të qytetit Beçeshehir, i cili është i rrethuar me male në provincën Van dhe kufizohet me Iranin. Por, atë mbrëmje ata janë goditur edhe nga një ortek tjetër, i cili shkaktoi vdekjen e një numri të madh të shpëtuesve.
Në ortek janë lënduar 84 persona.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahretin Koxha deklaroi se 47 persona edhe më tej janë në spital, gjashtë prej të cilëve në kujdes intensiv. Asnjë nuk është në gjendje kritike.(koha.mk)