Shkup, 8 nëntor – Ende po punohet në zbardhjen e plotë të vrasjes së Dilaver Bojkut. Hetimi për vrasjen e tij po vazhdon, dhe sipas informatave të fundit të MPB-së çështja është më komplekse për shkak të mungesës së video incizimeve, prandaj hetimi bazohet vetëm në dëshmitë e personave. Kujtojmë se Dilaver Bojku u vra më 14 gusht në lokalin Aqua Bar në pronësi të tij.