Një numër i madh i fluturimeve janë anuluar për shkak të vazhdimit të grevës së nisur ditën e premte me qëllim rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit e kompanisë që kryejnë transportin e bagazheve në Aeroportin Zaventem të Brukselit, raporton Anadolu Agency.
Aeroporti Zaventem i Brukselit njoftoi se punonjësit e kompanisë Aviapartner e cila ofron shërbimin e transportimit të bagazheve kanë vendosur që ta vazhdojnë grevën që kishin filluar të premten e kaluar.
Në deklaratë është bërë e ditur se Aviapartner ofron shërbimin e transportit të bagazheve për 29 kompani ajrore që kryejnë fluturime nga Brukseli dhe se për shkak të grevës në fjalë ishin anuluar mbi 100 fluturime ditën e martë.
Ndërkohë negociatat për përfundimin e grevës së punonjësve të kompanisë Aviapartner kanë rezultuar të pasuksesshme.
Greva e cila zhvillohet për përmirësimin e pagesës dhe kushteve të punës ka përkuar me pushimin e shkollave i cili do të zgjasë për 1 javë në Belgjikë.
Kompanitë ajrore në Aeroportin Zaventem të Brukselit, punojnë me Swissport ose Aviapartner. Vitin e kaluar të dy kompanitë kishin shkuar në grevë në kohë të ndryshme, prej së cilës ishin ndikuar shumë pasagjerë.