Shkup, 7 shkurt – Në gjykimin për vrasjen e 20-vjeçarit Nikolla Sazdovski sot do të bëhet rikonstruimi i ngjarjes në vetë vendin e ngjarjes afër stacionit të autobusëve në Autokomandë në prani të dëshmitarëve dhe ekspertëve.
Rastin e udhëheqë gjykatësja Daniella Aleksovska Stojanovska dhe ndodhet në procedurë dëshmuese, ndërsa në seancën e kaluar dëshmuan të akuzuarit Besim Bela dhe Skender Demiri.
Sipas aktakuzës, Bela dhe Demiri, së bashku me J.L. (19), i cili ndodhet në arrati, më 29 qershor të vitit të kaluar e kanë rrahur brutalisht Sazdovskin në stacionin e autobusëve para fabrikës “Alkaloid” në bulevardin “Aleksandri i Madh” në Autokomandë.
Nga plagët e marra, Sazdovski më 9 korrik të vitit të kaluar ndërroi jetë në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv – KARIL në Qendrën klinike “Nëna Terezë”.
Dy nga sulmuesit, Besim Bela dhe Skender Demiri ndodhen në paraburgim në burgun “Shkup” në Shuto Orizarë, ndërsa për të dyshuarin e tretë, i cili ende është i pakapshëm për organet e ndjekjes, është shpallur fletë arrest vendor dhe ndërkombëtar. (koha.mk)