Shkup, 21 shkurt – Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill 2012.
Rastin e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev dhe ndodhet në procedurë dëshmuese. Seancën e kaluar opinioni u përjashtua për shkak të shfaqjes së dëshmive të siguruara me masa të veçanta hetimore.
“Monstra” në shkurt të vitit të kaluar filloi nga fillimi, pasi rastin e ndërmori PPS.
Për vrasjen e djemve Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatarin Borçe Stefanovski, me burgim të përjetshëm u gjykuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i pezulloi aktvendimet, i liroi nga arresti të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa kujdesi. Pas pezullimit të aktgjykimeve rastin “Monstra” e ndërmori PPS dhe lënda u rikthye në gjykim të sërishëm. (koha.mk)