Vazhdon gjykimi për rastin Tamara

Shkup, 5 dhjetor Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për dymbëdhjetë të pandehurit në lëndën për vdekjen e të voglës Tamara Dimovska nga Velesi.

Në seancën e kaluar pasi që u lexua aktakuza, të pandehurit u prononcuan se nuk ndjehen fajtorë.

Për këtë, sipas kumtesës së PSP Shkup, akuzohen anëtarët e Komisionit të shkallës së parë dhe të dytë, të cilët e kanë marrë gjegjësisht e kanë konfirmuar vendimin negativ për mjekim të Tamarës jashtë vendit, si dhe dy drejtorët e atëhershëm të Fondit për sigurim shëndetësor dhe kryetari i Këshillit drejtues të FSSHM.

Tamara Dimovska në vitin 2015 ka ndërruar jetë duke pritur operacion në kurriz jashtë vendit.

Komisioni mjekësor i shkallës së parë për vendosjen e së drejtës së mjekimit jashtë vendit, theksohet në aktin e prokurorisë, e ka marrë mendimin e parë negativ për mjekimin e Tamara Dimovskës.

Komisioni, në kundërshtim me Konziliumin profesionist të Klinikës universitare TOARILL, pas skadimit të afatit të parashikuar me ligj ka sjellë mendim se nuk janë ezauruar mundësitë për mjekim të pacientit në Maqedoni.

 

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com