Shkup, 23 janar – Në Gjykatën Penale sot do të mbahet seancë për lëndën “Titanik 2” të Prokurorisë Speciale Publike, që gjendet në procedurë dëshmuese dhe ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore të zgjedhjeve lokale në vitin 2013, njofton Koha.
Në gjykimin e fundit ishin lëshuar “disa bomba” të propozuara nga PSP në të cilat u dëgjua se si ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe gazetari Dragan Pavloviq-Latas më 28 mars të vitit 2013 bisedojnë për atë se ka rivotim në disa vende në Maqedoni. Në një bisedë tjetër ditën e ardhshme ish drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov i tha gazetarit Latas se “nga diçka duhet të bëjnë dramë tre ditë”, në çka Latas sërish thotë se “do të shohim se sa kushton Zaev tani”.
Në lëndën “Titanik 2” të akuzuar janë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, si dhe ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev.