Shkup, 2 nëntor – Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për ndodhitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë vitin e kaluar.
Rasti gjendet në procedurë të provave dhe jepen video inserte nga kamerat e sigurisë në Kuvend.
Gjykatësja Dobrilla Kacarska seancën e kaluar e ka anuluar për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Sashko Markovski, i cili në seancën e të martës me ekip të Ndihmës së shpejtë është transferuar në spital.
Për rastin “27 Prilli” të akuzuar janë gjithsej 33 persona, 31 prej të cilëve për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Në bankën e të akuzuarve janë Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukovski, Ljupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska-Bozhimovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mllademovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spaveski, Vllatko Trajkov, Villijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Koljo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.