Shkup, 13 nëntor – Në Gjykatën Penale në Shkup, sot vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Rasti gjendet në procedurë dëshmuese.
Në seancën e kaluar gjyqësore u prezantuan materialet dëshmuese nga ekspertiza në Kuvend, si dhe video regjistrime nga telefoni celular, i cili i është marrë të akuzuarit Oliver Poposki.
Gjatë seancave paraprake u kontrolluan xhirime nga kamerat e sigurisë në Kuvend, nga korridori para zyrës së spikerit Trajko Veljanovski, korridoret që çojnë drejtë sallës për konferenca në Kuvend.
Këshilli Gjyqësor në rastin “27 Prilli” javën e kaluar vendosi ta ndajë procedurën për të akuzuarin Sasho Markovski, i cili për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ndodhet për mjekim në SPQ “8 Shtatori”. Procedura e ndarë për Markovskin do të vazhdojë pas një muaji, ndërsa paraprakisht gjykata do të kërkojë mendim për gjendjen e tij shëndetësore.
Për rastin “27 Prilli” të akuzuar janë gjithsej 33 persona, 31 prej të cilëve për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Në bankën e të akuzuarve janë Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukovski, Ljupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska-Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mllademovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spaveski, Vllatko Trajkov, Villijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Koljo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.