Shkup, 24 prill – Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi kundër ish-drejtorit të përgjithshëm dhe atij financiar të Tekekomit të Maqedonisë, Atila Sendrei dhe Rolf Pllat, si dhe dy persona të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe arritjes së marrëveshjeve fiktive për shërbime konsultuese me kompanitë qipriote, të njohur si “Maxhar Telekom”.
Rastin e udhëheq gjykatësja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësues i aktvendimit është Lile Stefanovska nga PSP-ja.
Në seancën e sotme, siç është paralajmëruar, prokurorja Stefanovska duhet të deklarohet për kërkesën e mbrojtjes si dëshmitar që të merret në pyetje edhe ish-kryeministri Vllado Buçkovski në kohën e të cilit është nënshkruar Protkolli midis Qeverisë dhe Telekomit të Maqedonisë.
Për shkak të obligimeve të punës, në seancën e fundit nuk dëshmoi ish-zbuluesi Sllobodan Bogoevski. Dëshmia e tij duhet të caktohet në mënyrë shtesë.
Gjykimi për “Maxhar Telekom” filloi në vitin 2011 dhe më pas rastin e mori Prokuroria Speciale Publike.
Për keqpërdorimin e pozitës zyrtare të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i Telekomit të Maqedonisë Atila Sendrei, drejtori financiar, Rolf Pllat, si dhe Mihail Kefalojanis dhe Zoltan Keshius. Ata dyshohen se kanë arritur marrëveshje fiktive për shërbime konsultative me shtëpinë konsultuese qipriote “Çalteks holdings limitid” dhe në këtë mënyrë e kanë dëmtuar “Telekomin e Maqedonisë” dhe Buxhetin e Maqedonisë.