Shkup, 1 mars – Në gjykatën penale për sot u caktua seanca gjyqësore për rastin e PSP-së, “Trajektorja”, në të cilën të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruveski, ish zëvendëskryeministri Vladimir Pesheveski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish drejtori i Agjencisë të Rrugëve Shtetërore, Lupço Georgievski.
Katër personat akuzohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime, me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet.
Me këtë, sipas aktakuzës së PSP-së, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit prej të paktën 155 milionë euro dhe për të njëjtën vlerë, kompanisë realizuese i kanë mundësuar të përfitojë dobi pronësore.
Gruevski në seancën e kaluar kërkoi që SMS porositë të hidhen poshtë si dëshmi, pasi mënyra në të cilën PSP i ka marrë, nuk mund ta garantojë autencitetin e tyre. Akuzoi se para se t’i dorëzohen PSP-së, porositë kanë qenë në duart e LSDM-së, e cila, siç tha, është parti politike kundërshtare e fuqishme e tij.
Ai propozoi që gjykata të sjell vendim formal me të drejtë të ankesës, si në rastin e Zoran Zaevit.
Prokurorja e PSP-së Liljana Stefanovska, tha se fitohet përshtypja se ankesat e njëjta të mbrojtjes mund të përsëriten, edhe gjashtë muaj.
Mbrojtja kërkoi që të parashtorhen proceseverbalet e seancave gjyqësore, si dhe ndërprerje e debatit kryesor gjyqësor për një periudhë të logjikshme, ku do të mund t’u mundësohet mbikëqyrje në audioincizimet, ndërsa gjykatësi Goran Boshkovski tha se paraprakisht kjo veçmë u është miratuar dhe nëse dëshirojnë, munden me paralajmërim paraprak në gjykatë, t’i dëgjojnë audio incizimet.