Shkup, 24 tetor 2018 – Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike për parregullsitë zgjedhore.
Në seancën paraprake më 18 tetor ishin dëgjuar rreth 90 “bomba”. Në “Titanik” janë propozuar më shumë se 1.000 incizime audio në listën e dëshmive materiale nga PSP, prej të cilave deri më tani janë dëgjuar më shumë se 600.
Pjesa më e madhe e “bombave” në seancën paraprake gjyqësore janë të datës 24 mars të vitit 2013, për zgjedhjet lokale, nga të cilat dëgjohet si Mile Janakieski u lajmërohet njerëzve, që të informohet si ecë dalshmëria dhe nëse paraqiten dhe punojnë për daljen e votuesve.
Në bisedime mundej të të dëgjohet si Mile me plan dhe orë u lajmërohet njerëzve dhe u thotë kur “të bëjnë më shumë presion, të punohet në koll-qendra, kur “të çojnë më shumë njerëz ku janë më të dobët, madje dhe të paraqiten nëpër firma me të cilët kanë pasur bashkëpunim”, ndërsa kur megjithatë “të ndërpresin me paraqitjet dhe të gjithë njerëzit të nxjerrin të shkojnë derë në derë”.
Përveç me kryetarë të komiteteve lokale dhe anëtarëve më të ulët të partisë, Mile Janakeski bisedon edhe me ish kryeministrin Nikolla Gruevski, ish ministrat Gordana Janulooska, Nikolla Todorov dhe Antonio Milloshoski, por edhe me Amdi Bajramin dhe Dragan Pavlloviq-Latas.
Në “Titanik” janë të dyshuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stano Kournovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marijan Nakeski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata dyshohen nga PPS për bashkëpunim kriminel, shkeljen e së drejtës së zgjedhjes, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe për keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.