Shkup, 25 janar – Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik”.
Lënda gjyqësore “Titanik” është një nga çështjet e para të hapura nga ish PSP-ja, por megjithëse ka kaluar një periudhë e gjatë që nga fillimi i procedurës, gjykimi është ende në fazën e paraqitjes së provave.
Nga numri i përgjithshëm i dëshmive verbale të propozuara nga prokuroria deri në fund të kësaj faze, pritet të dëshmojnë 50 dëshmitarë të tjerë.
Gjykimin për këtë lëndë e drejton gjyqtari Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është Lile Stefanovska.
Sipas aktakuzës, 20 persona u arrestuan si të dyshuar për krime të ndryshme në lidhje me financimin e paligjshëm të partisë politike VMRO-DPMNE dhe për prishjen e proceseve zgjedhore në vitin 2011 dhe 2013. Midis tyre janë ish zyrtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së, Gordana Jankullovska, Mile Janakievski, Martin Protugjer, Ilija Dimovski dhe të tjerë.