Shkup, 1 mars – Në Gjykatën Penale Themelore sot duhet të mbahet seancë e re për lëndën “Titanik”, e cila lëndë ka të bëjë me parregullsi zgjedhore.
Kjo lëndë akoma është në fazën e dhënies së provave. Në seancën e kaluar, më 22 shkurt, në pyetje u mor kryeministri Zoran Zaev, i cili nga pozita e dëshmitarit i propozuar nga prokuroria dëshmoi për parregullsitë zgjedhore të kryera nga VMRO-DPMNE në vitin 2014.
Gjykimin për këtë rast e udhëheqë gjykatësi Osman Shabani, ndërsa aktakuzën e përfaqëson prokurorja Lile Stefanova.
Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arrati, në lëndën “Titanik” gjithashtu akuzohen Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata dyshohen për bashkëpunim kriminel, shkeljen e të drejtës së votës, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfetit gjatë votimit dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve të financimit për fushatë zgjedhore.